BE: Negociatat mund të bllokohen edhe pasi janë hapur

0
158

Është publikuar metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian, e cila pritet të prezantohet në ditët në vazhdim të muajit shkurt. Sipas metodologjisë, BE u jep vendeve anëtare fuqinë të bllokojnë negociatat me një vend pasi janë hapur. Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një intervistë për Financial Times është shprehur se “shpreson që procesi i ri të sjellë më shumë qartësi, më shumë ndershmëri”

Sipas kryeministri Rama, procesi duket se po pengohet dhe duket se bëhet gjithnjë e më skizofrenik midis teknikave dhe vendimmarrjes politike.

Zjarr Tv Ad