Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka përgënjështruar Kuvendin e Shqipërisë, i cili doli dhe u shpreh për ndalimin e mediave, në ambientet e Kuvendit ishte konsultuar me BE.
“Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e Seancës Plenare dhe komisioneve të saj janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale.
Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014.’-përgënjeshtron BE në twitter.




