Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ditwn e djeshme, është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Gjatë këtij takimi, Balluku dhe diplomatja amerikane kanë folur për krizën energjitike.
Në një postim në Facebook, Ministrja Balluku falënderon Kim për mbështetjen në mbarëvajtjen e projektit të Hidrocentralit të Skavicës dhe TEC-in e Vlorës.
“Me ambasadoren Yuri Kim diskutuam, ndër të tjerash, edhe për krizën energjetike globale, e cila thekson edhe një herë rëndësinë e dy projekteve shumë të rëndësishme dhe ambicioze që kemi në partneritet me Qeverinë Amerikane, Hidrocentrali i Skavicës dhe TEC-i i Vlorës, të cilat janë duke avancuar me ritme të mira. Si gjithmonë e falënderoj ambasadoren Kim për mbështetjen e saj dhe përfshirjen personale në mbarëvajtjen e këtyre projekteve ” shkruan Balluku.




