Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me vendimin e tij për përjashtimin nga Grupi Parlamentar, të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një deklaratë për mediet, kryedemokrati u shpreh i vendosur se partnerietti me SHBA do të mbetet i pacënueshëm.
Ndërkohë ish-kyeministri Sali Berisha ka paralajmëruar turin e takimeve me të gjithë demokratët në të gjithë Shqipërinë, për t’i rikthyer dinjitetin partisë.
Basha: 77 votat e sotme janë formalizimi i PPP Rama-Doshi –Rakipi, bashkë me kriminelët e dosjes 184 dhe të vjedhjes në Dibër dhe dosjes së Shijakut, bashkë me Rrahman Rrajën. Janë fatkeqësia me me madhe e cdo shqiptari.
Qëllimi i kësaj pakice është të pasurojnë veten e tyre dhe të mbajnë pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë çdo gjë për t’i larguar nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë.
Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës, për zhvillimin e e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por, dua të jem i qartë, aleanca dhe partneritet i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokrateve shqiptarë, në interesin më të mire të së nesërmes, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. dhe për këtë arsye, ne së bashku me të gjithë shqiptarët po presim për ndryshimin, do bëjmë gjithçka që të bëjmë aspiratat për ndryshim. Nuk kam kthim pas!.




