Në konferencën e tij me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë 3 sugjerimet e tij, pavarësisht rezultateve të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Berisha tha se 44 mijë anëtarë të PD-së votuan sot për shkarkimin e Bashës. Ai ftoi deputetët e PD-së që të marrin listën e plotë të delegtëve dhe të ballafaqohet me rezultatet. Ndër të tjera ish-lideri historik iu bëri thirrje demokratëve që të mblidhen ditën e hënë para kryeminsitrisë për të protestuar kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Berisha: Me lejoni të shpreh mirënjohje të pakufijshme për pjesëmarrje e jashtëzakonshme. Iu kujtoj se në një proces të manipuluar Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë, sot kundër tij kanë votuar si qytetarë të lirë rreth 44 mijë anëtarë të PD-së.Kjo dëshmon se deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD në referendumin e saj të parë të thirrur nga anëtarësia. Por unë kam sugjerimet e mia:
Çdo deputeti të PD e ftoj të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe të votave, që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka ndaj votuesve. Mos besoni numrat, se na statistikën e tij nuk asgjë të saktë. Numrin ua kapën mediet, vendosën të falsifikojnë përmes zyrës së Ramës numrin e karrigeve të Pallatit të Kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme, por revolucioni saktëson gjithcka. Ftoj çdo deputet të marrë listën dhe të kontrolljë anëtarësinë dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura. Unë iu them se PD kaloi krizën më të thellë, unë u them të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e tyre kanë qenë zyrtarë tek unë.Unë di qëndrimet e tyre, por referendumi është apel i madh për ndërgjegjen e tij politike. Së dyti ftoj krerët e degëve të vijnë të marrin procesverbalet e votimit të antërësisë së tyre dhe të heqin dorë nga ai skenar.
Së treti u them atyre që kanë bërë gati, më falni për shprehjen “ato për karrige qeveritare”, hiqni dorë nga ky skenar se revolucioni do t’u fshijë ju. Rikthehuni në shtëpinë tuaj. PD është shtëpia e lirisë. Ju e patë historinë e turpit të sotëm, si ishin mbledhur fëmijë, që s’kanë lidhje me këtë forcë politike. Ky është skenar destabilizues për vendin. I them Ramës që këtë revolucion nuk mund ta ndalosh dhe ta mposhtës. I them Edi Ramës, revolucioni po troket në duart e kalbuara të ndërtesës tëndë, leri lojërat. Revolucioni është i gatshëm të përballet me çdo pengesë, i cili do vetëm t’u kthejë shqiptarëve votën e lirë. U bëj thirrje shqiptarëve dhe të gjithë demokratëve ditën e hënë në ora 16:00 pasdite të mblidhemi para kryeminsitrisë në protestën e parë kombëtare. Slobodani I ri do të pritet ashtu sic e meriton me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të një aleance, kjo aleancë është kërcënim për rajonin dhe hapje e influencës ruse. Ne jemi për bashkëpunim e shkëlqyer rajonal, por i them atij jepi fund lojërave.




