Bien në pranga dy korrier droge shqiptar në Itali, u kapën me 70 kg drogë

0
256

Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptar për transportim të drogës të llojit marijuanë.

Dy shqiptarët Beshir Doraci , 33 vjeç dhe Leonard Xhafa, 28 vjeç janë vënë në vëzhgim nga seksioni Antidrogë e cila kishte informacione për mbërritjen e korrierit shqiptar me një sasi të madhe lënde narkotike.

Policia pikasi nje mjet gri Bmw, që përkonte me indikacionet e marra.

Kësaj makine i parapriu një tjetër me drejtues shqiptarin Leonard Xhafa, që duket se ishte ne rolin e stafetes, përgjate autostradës.

Policia ndërhyri për kontroll dhe brenda makinës gjeti 70 kg drogë, e fshehur nën një panel special.

Droga me vlerë mbi 80,000 euro, e hedhur në treg do të kapte një shifër prej rreth 160,000 euro.

 

Zjarr Tv Ad