Dy ditët e fundit, kanë pasur një bilanc tragjik viktimash në vendin tonë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, po mban një konferencë për mediat, ku po diskutohet për ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin.
“Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë dhe as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës, mes dy fqinjëve. Dy raste kërkojnë reflektim nga të gjithë përfshirë këtu edhe policinë e shtetit. Policisë do t’i vëmë në dispozicion edhe dronët super inteligjent. Policia ndalon dhe nuk dënon shkelës kirminelë. Nga muaji i fundit ne kemi shtrënguar masat e armëve pa leja. Janë ndaluar tre persona së fundmi me precedencë penale” shprehet Ministri Çuçi.




