Blerina Gjylameti flet për Sajmir Tahirin: Nëse para drejtësisë del i pastër, është i mirëpritur në PS…

0
3233

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, ishte e ftuar në emisionin “Pa protokoll”, ku është pyetur nëse Partia Socialiste, do e pranojë Saimir Tahirin, në fushatën e socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e saj, Gjylameti u shpreh se; ai që del i pastër para drejtësisë, është i mirëpritur në Partinë Socialiste.

“Besoj që gjithkush që bën pjesën para ligjit, është përgjigjur dhe i ka zgjidhur të gjitha nivelet është i mirëpritur në PS. Unë besoj se më mjafton t’u tregoj thjesht lazaratin për të treguar se kush ka qenë qasja e PD”, ka thënë Gjylameti.

Për sa i përket afrimeve nga LSI në PS, si ajo e Nasip Naços apo Lefter Kokës, Gjylameti u shpreh se; Partia Socialiste është Parti e hapur ndaj të gjithëve.

“PS ka treguar që është parti e hapur kundrejt gjithkujt. S’besoj se figura të caktuara që kanë dalë nga Ps të mos kenë të drejtë të rikthehen. LSI është shkëputur nga PS dhe ka shumë njerëz që se gjejnë dot veten atje dhe janë rikthyer.

Ndryshe nga çfarë ndodh në PD i përzënë njerëzit ne i ftojmë.  Ne s’kemi përzënë askënd. Në PD dhe LSi kanë synimin të largojnë ne kemi qëllim të afrojmë. Publikut s’i intereson kush afrohet dhe largohet, por çfarë shërbimesh kemi dhënë”, kështu është shprehur Gjylameti.

Zjarr Tv Ad