Braçe replikon me Metën: Me qejf çdo berber mund ta shpërndajë parlamentin

0
17

Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Ilir Meta se parlamenti shpërndahet me një dekret.

“Me qejf çdo berber mund të dalë ta shpërndajë parlamentin por kujt i referohet, rregullave të berberhanes apo rregullave të shtetit. Hyni shikoni a ka të drejtë ose jo”, u shpreh Braçe pas seances.

Meta deklaroi pak me pare: Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese, është institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi. Parlamenti me një dekret të shpërndahet, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, Presidenti përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Jashtë parlamentit, Braçe u ndal dhe tek dreketimi nga presidenti Ilir Meta i Marisa Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese

“Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot I dyti dhe i pesti nuk bëhet dot i pari. Ka ndodhur një akt antikushtetues.”

Kuvendi miratoi sot pr/rezolutën e maxhorancës ku i kërkohet Presidentit  Ilir Meta. të heqë dorë nga çdo lloj tentative dhe akti që bllokon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad