Sekretari britanik Sajid Javid ka bërë të ditur se ka firmosur një kërkesë që Julian Assange të ekstradohet për në SHBA, për t’u përballur me akuzat e hakerimit të kompjuterave.
Ndërsa fliste në programin e enjtes, Javid tha: “ Ai është me të drejtë prapa hekurave. Ekziston një kërkesë nga SHBA që të jetë përpara gjykatave nesër dhe dje unë firmosa ekstradimin dhe e çertifikova atë, me qëllim që ai të jetë përballë gjykatave nesër.”
Vendimi i Javid i hap rrugën drejt gjykimit, themeluesit të WikiLeaks në Amerikë.
Assange përballet me 18 akuza të lëshuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që përfshijnë edhe akuzat nën Aktin e Spiunazhit. Ai është akuzuar se ka gërmuar dhe publikuar informacione sekrete dhe komplotim për të ndërhyrë në një kompjuter qeveritar.
Sipas Javid, “unë firmova ekstradimin, por vendimi përfundimtar i përket gjykatave.”




