Burg të përjetshëm për vrasësin e Xhoi Musaj në Gjermani

0
251

Rreth dy vite pas vrasjes së të riut shqiptar Xhoi Musaj në Gjermani është dënuar një nga autorët e dyshuar të krimit. Një gjykatë në rrethin e Ulm dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e 19-vjeçarit. Hetuesit thanë se provat tregojnë bindshëm përfshirjen e 47-vjeçarit në vrasje.

Xhoi Musaj u vra me 8 goditje me çekiç në kokë

Viktima është vrarë me tetë goditje me çekiç në pjesën e pasme të kokës. Motivi i vrasjes është hakmarrja. Gjithçka nisi kur xhaxhai i viktimës vrau një person në Shqipëri në vitin 2000.

Kjo solli një seri vrasjesh zinxhir për hakmarrje.

Sipas prokurorisë, 19-vjeçari u josh nga vrasësi në prill të vitit 2017, i cili e vrau duke e goditur më çekiç pas koke duke e hedhur në një liqen jo shumë larg Ulm.

Mbrojtja tha se klienti i tyre thjesht kishte bërë një shërbim për vrasësin e vërtetë- një ekzekutues profesionist me emrin ‘Don’. Por gjyqtari tha se kjo është e parëndësishme pasi të dy kanë vepruar me një qëllim të qartë, vrasjen e Musajt.

 

Zjarr Tv Ad