Ça e ke këtë ‘ej ej? Balluku debat me Gjonin: Pyetjet retorike skaduan në fushatë elektorale, nuk punojmë me sponsorizime…

0
55

Ministrja e Transportit dhe energjitikës, Belinda Balluku, ka pasur një debat gjatë seancës së sotme Parlamentare me deputetin Ralf Gjonin, përsa i përket sponsorizimeve.

Balluku u acarua nga një pyetje e bërë nga deputeti Ralf Gjoni dhe u shpreh se fushata elektorale kishte mbaruar, kështu që nuk duhet të bëheshin pyetje retorike.

Ajo shtoi gjithashtu, se qeveria nuk funskiononte me sponsorizime dhe se debati për këtë projektligj ka pasur kohë për t’u bërë më parë, sot duhet të bëhet vetëm votimi.

“Ej ej, ktë çe ke ktë ej ej. Pyetjet retorike skaduan në fushatë elektorale. Këtë me sponsorizime e dini ju më mirë pasi keni funskionuar me anë të sponsorizimeve. Edhe njëherë ne nuk punojmë me sponsorizime i dashur Ralf.

Ne i sjellim në komision, kemi pasur të gjithë kohën për të diskutuar për këtë projektligj, sot do të votohet. Kështu që pyetjet retorike për fushatë elektorale kanë përfunduar”– u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad