Carlo Bollino flet për shkarkimin e Metës: Duhej të jepte dorëheqjen, ai humbi besimin e deputetëve që e votuan…

0
216

Mbrëmjen e djeshme, analisti Carlo Bollino, është shprehur në emisionin “Open” se; Presidenti duhej të ishte dorëhequr, pasi deputetët që e vunë në atë post e shkarkuan me shumicë të cilësuar.

Ai thekson se ai humbi besimin e deputetëve të cilët votuan që ai të merrte postin e kreut të parë të shtetit.

“Pas ditës së sotme ai duhej të jepte dorëheqjen, sepse ai mban postin nga votimi i deputetëve që e shkarkuan sot. Pavarësisht faktit që Kushtetuta parashikon të tjera veprime. Shkarkimi politik erdhi nga shumica e cilësuar. Mjafton shumica e cilësuar për ta shkarkuar presidentin. Ai është emëruar nga një forcë politike që e vuri atje. Me çfarë detyre morale qëndron atje”, u shpreh Bollino.

 

 

Zjarr Tv Ad