CËRRIK – Një 49-vjeçar në fshatin Gostimë të Cërrikut u arrestua për zjarrëvënie të qëllimshme.
Qytetari me iniciale K.B., ka ndezur disa vatra zjarri në fshatin Shtërrmen e si pasojë është djegur një sipërfaqe pylli si dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B.
“U procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës me zjarrë”, shtetasi: K.B., 49 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, pasi në pyllin e fshatit Shtërrmen, Cërrik në mënyrë të qëllimshëm ka ndezuar disa vatra zjarri dhe për pasojë është djegur një pjesë e pyllit dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.




