Një ditë e ngjeshur plot me zhvillime kjo e hënë. Kur nga një anë mazhoranca vijon punimet në Kuvend, Presidenca, e mbështetur nga opozita dhe qytetarët po përgatiten për manifestin që do të mbahet sot në orën 17:00.
LSA ka fotografuar disa nga momentet më pikante, të deputetëve dhe ministrave në momente të tyre të ‘shkujdesura’. Në fotot e mëposhtme shfaqet ajo çfarë nuk u pa sot nga kamerat. Mimi Kodheli duket shumë e përqendruar për t’i shkrepur dy kolegëve të saj një foto.

















