Debati për listën e antarësisë së PD-së/ Ironia e Genc Sejkos: Kandidatë, merrjani Ramës, ai e ka më të plotë…

0
125

Skandali i i patronazhistëve gjatë fushatës ku përgjuan me qindra mijëra qytetarë, për të zbuluar se kë do të votonin vijon të krijojë debate edhe këto ditë.

Ditën e dielë, me datë 13 Qershor Partia Demokratike, do të zhvillojë Zgjedhjet për kryetarin e saj, ku garojnë 4 kandidatë: Agron Shehaj, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Kundërshtarët e Bashës, e kanë akuzar këtë të fundit se nuk u ka dhënë listën e plotë të antarisë së PD, e cila do të votojë të dielën.

Këtë gjë nuk e ka lënë pa ironizuar Genc Sejko, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se kandidatët për kreun e PD-së, duhet të ia kërkojnë listën e anëtarsisë Ramës, i cili e ka të plotë nga patronazhistët.

Shkrimi i Sejkos:

Kandidatëve për kryetar të PD-së.

Nëse ju duhet lista e antarësisë, kontaktoni me Ramën; ai i ka më të plota.

Zjarr Tv Ad