Deklarata e papritur e Ibsen Elezit: Basha nuk shkon dot vetë në Amerikë, jo më të ndikojë në…

0
60

Ibsen Elezi, u skualifikua nga gara për kryetar i Partisë Demokratike, në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme, është shprehur se kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk udhëton dot drejt SHBA.

Ai e dha deklaratën e papritur kur u pyt nga gazetarja, nëse Basha mund të ketë ndikuar në vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, teksa Elezi tha “ai s’shkon dot as vetë në Amerike, e jo më të ndikojë në vendimet e DASH”.

“Vendimi i DASH do të ketë ndikim patjetër në PD, por sesi nuk di ta them. Basha, mesa di unë, nuk shkon dot as vetë në Amerikë, jo më të ndikojë në vendimet e DASH”, shprehet Elezi.

 

Zjarr Tv Ad