Në një kohë që sheshi para Parlamentit ishte i mbushur me protestues dhe policia përdori gazlotsjellës për t’i shpërndarë, në pamjet e mediave është parë që deputetët socialist ishin duke bërë “sehirë” në shkallët e Kuvendit. Madje në moment që protestuesit kanë nisur konfrontimet me forcat e rendit, socialistët janë parë të bëjnë dhe fotografi ‘selfie” me njëri-tjetrin. Ndër deputetët e pranishëm në këtë foto bie në sy Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm deputeti i PS, Flamur Golemi dhe dy këshilltarët të Kuvendit.



