Detaje tronditëse nga vetëvrasja e Xhino Kocës, zbulohet sms-ja e fundit që u çoi prindërve, e mbante prej kohësh në celular, libri që po lexonte ditët e fundit

0
368

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e përpara një muaji ku një 29-vjeçar kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, ku ishte shtruar si pasojë e infektimit me Covid-19.

Detajet e reja që dalin në dritë janë tronditëse, 29-vjeçari Xhino Koça kishte rreth një vit me probleme të shëndetit mendor, madje kishte kohë që po planifikonte vetëvrasjen.

Në celularin e tij u gjet një sms që u kishte dërgaur familjarëve të tij, ku u thoshte se kishte vendosur ti jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. Në fund të sms thuhej: “Takohemi në botën tjetër”.

Ky mesazh ishte ruajtur në telefonin e djalit disa muaj me parë, por u është dërguar familjarëve vetëm pak çaste përpara vetëvrasjes.

Libri që po lexonte në momentet e fundit ishte ‘Testamenti’ i cili mbyllet me vetëvrasjen e personazhit kryesor duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme.

Zjarr Tv Ad