Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

0
47

Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Devollit.

Sipas informacionit të policisë, mësohet se 55-vjeçari ka shkuar në klinikë për mjekim dentar, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.

Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.

Njoftimi i policisë: 

Devoll / Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.

Lidhur me vdekjen e 59-vjeçarit në Devoll, familjarët ditën e sotme në një komunikim jashtë kamerave janë shprehur se nuk kanë pretendim për rastin, ndërsa sipas tyre vdekja ka qenë natyrale. Ndërkaq ata kanë shtuar se vdekja ka ndodhur rastësisht nga shkaqe të tjera të natyrshme pas marrjes së shërbimit dentar, që nuk lidhen me këtë shërbim. Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një grua të afërt.

Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë “S’jam mirë”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë. Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.

Zjarr Tv Ad