Edhe Kosova,njesoj si Shqiperia , ka regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orë, edhe pse me një diferencë shumë të vogël. Brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 9 viktima nga COVID-i, 116 të shëruar dhe 115 raste të reja.
Ky numër ka ardhur si rezultat i 466 testeve të kryera në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë njofton se Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve pozitive brenda një ditë, më konkretisht 41, për t’u ndjekur nga Prizreni dhe Komuna Drenas.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë.



