Dhunë më 30 qershor? Mesazhi i Amb. SHBA për qytetarët e saj

0
17

Organizimi i zgjedhjeve vendore me 30 qershor në Shqipëri shihet me shqetësim nga ambasada amerikane në Tiranë pas incidenteve të fundit të shënuara në disa KZAZ në vend, që kanë patur në shënjestër  zyrtarë të zgjedhjeve dhe materialet e votimit.

Në mesazhin drejtuar për të gjithë shtetasit e saj që punojnë dhe jetojnë në vendin tonë, pasi i informon për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të dielën e fundit të qershorit në 61 bashki të vendit, ambasada amerikane ndalet te procesi dhe mundësitë për incidentet si dhe këshillat adresuar qytetarëve amerikanë.

“Më 30 qershor, qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit për t’u mbyllur zyrtarisht në orën 7 të darkës, ndërsa numërimi i votave në qendrat e numërimit mund të zgjasë disa ditë në disa bashki. Ambasada theskeon se incidentet e kohëve të fundit të lokalizuara të dhunës kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke ngritur perspektivën e dhunës shtesë ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, në ditët që i paraprijnë 30 qershori si dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit.

Ambasada Amerikane këshillon shtetasit e saj të tregohen vigjilentë në vendet e votimit, qendrat e numërimit dhe zyrat zgjedhore si dhe të shmangin cdo zone ku ka shenja për dhunë të pashmangshme dhe të vazhdueshme.’-thuhet në njoftim.

 

 

Zjarr Tv Ad