Dhunonte dhe kërcënonte me vdekje gruan/ Shqiptari godet disa herë me thikë fqinjin pasi…

0
139

Një 43-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët në Itali për keqtrajtim në familje dhe plagosje të një personi.

Si fillim burri rrahu gruan me të cilën bashkëjetonte dhe e kërcënoi me vdekje me një thikë kuzhine.

Më pas sulmoi një bashkatdhetar, fqinj që kishte ndërhyrë për të shuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortëve, duke e goditur disa herë në pjesën e barkut.

43-vjeçari po përpiqej të arratisej me makinën e tij kur u ndaluaa nga policia me thikën ende në dorë.

Urgjenca ndërhyri menjëherë, duke i dhenë ndihmë mjekësore gruas, e cila kishte mavijosje dhe shqiptarit tjetër që kishte plagë sipërfaqësore të shkaktuar nga thika. Sulmuesi u dërgua në burg në Santa Maria Capua Vetere.

Zjarr Tv Ad