Digjet në mesnatë “Volsvageni” i italianit në Tepelenë, alarmohet lagjja

0
37

Një makinë tip Volsvagen ka marrë flakë në mesnatë në Tepelenë.

Banorët e lagjes janë alarmuar por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Makina e cila ka qenë e parkuar, ishte në përdorim të shtetasit italian A. J.

“Rreth orës 01:40 të datës 07.09.2020, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, mjeti tip “Volsvagen” (i cili ka qënë i parkuar), në përdorim të shtetasit italian A. J. ka marë flakë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Gjithashtu u ngrit dhe grupi hetimor, i  cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thotë policia.

Zjarr Tv Ad