Dita e dytë e “Open Balkan”, kryeministri Edi Rama pret Vuçiç dhe Zaev në “Pallatin e Brigadave”

0
29

Kryeministri Edi Rama ka pritur në “Pallatin e Brigadave”, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev.

Takimi zhvillohet në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, ndërsa pritet që të nënshkruhen edhe 5 marrëveshje në kuadër të kësaj nisme. Pritet që në orën 13:00 të mbahet edhe një koferencë e gjatë për media. Marrëveshjet që priten të nënshkruhen:

Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Zjarr Tv Ad