Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar disa foto nga takimi me demokratët e Shkodrës gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati. Kryedemokrati shkruan se Bushati do të shërbejë me zemër dhe shpirt për qytetin e tij.
Ai u bën thirrje shkodranëve që të votojnë kandidatin e PD për ta bërë qytetin më të mirë.
“Atmosferë e mrekullueshme në Shkodër, plot shpresë dhe dashni për Partinë Demokratike dhe Xhemal Bushatin, që do të shërbej me zemër dhe shpirt për qytetin e tij. Për ta bërë Shkodrën më të mirë dhe më të jetueshme për të gjithë shkodranët.
Voto PARTIA DEMOKRATIKE
Voto XHEMAL BUSHATIN
Voto Nr. 3”, shkruan Basha.




