Policia Kufitare e Kapshticës njoftoi se sot nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë nga dogana e Kapshticës për në Greqi, pasi kuota ditore është plotësuar.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njoftoi qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare bën thirrje për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.




