Gjiknuri: Sot ishte dhe një nga përfaqësuesit e opozitës parlamentare. Bënë një propozim si parti. I thamë na sillni një variant të shkruar nga ata për koalicionet që ka sistem proporcional me lista të hapura dhe nëse nuk e pranojmë, do i drejtohemi ODIHR-it. Ajo cka synohet me sebepin e letrës së ODIHR-it është një taktikë imponuese që thotë prano atë që them unë. Kjo bëhet me kompromis. I kemi thënë sill një vend, por nuk ka. Unë e kam bërë vazhdimisht këtë pyetje publikisht. Të imponosh modele që si kanë vende europiane, është e papranueshme. Hajde punojmë me pragun kombëtar, jemi gati. Ne si PS i besojmë modelit tonë që i jep mundësi zgjedhësve të votojnë dhe jo të jetë zgjedhje kaotike ku secili merr disa vota. Kjo është qasja jonë.
Që të shkojë tek ODIHR-it, duhet të shkojmë me një produkt. Që të shkojmë me një produkt, duhet të kemi mosdakordësi. Unë i them PD që të sjellë një produkt nga një vend europian për koalicione. Ata thonë të rrijë Kodi sic është, por ka rënë se ka ndryshuar Kushtetuta. Ky debat është ezauruar më 30 Korrik. Është bërë debat me javë të tëra.
Nuk mundet që të pengohet vazhdimisht. Ne do mundohemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi, nga ana tjetër i bëj thirrje opozitës që të marrë ligjin e një shteti europian dhe ta sjellë. Ne duhet të ecim para se koha është kritike, ndryshe rrezikojmë zgjedhjet. E shihni që KQZ po mbyllet shpejt dhe njëkohësisht duhet Kodi Zgjedhor pasi jemi shumë vonë.
Nëse taktika e bllokimit dhe imponimit sic e do njëra palë, nuk e besoj. Europa thotë që të kalojmë tek rregullat europiane. Nuk e di sa europiane është të imponojmë një sistem që ka rënë. Ia ofrova PD që të shikohet pragu apo qoftë edhe listat e hapura. Modeli që kemi propozuar, i ngjashëm me disa vende europiane, synon që partitë të konkurrojnë me ekip, një votë i jep ekipit, një votë i jep individit.
Ky është një sistem i balancuar dhe më pas të kthehemi tek sistemi mazhoritar. Madje kjo është më keq se ka listë me numra. Ky është kaos. Ky lloj kaosi nuk sjell stabilitetin në Shqipëri. Ne nuk duam që krahinat e Shqipërisë të mbeten të papërfaqësuara. Duam që listat të jenë pa përfaqësues. Kam thënë që PD mund të fusë në lista emra të tjerë.



