Duma takon pronarët e hoteleve në Spille: Turizmi është kolaps të vazhdueshëm, programi i PD-së ofron zgjidhje e hoteleve në Spille

0
73

Grida Duma zhvilloi sot një takim me bizneset në zonën e Spilles, ku u diskutua ne lidhje me pronën dhe problematikat në sektorin e turizmit. Përballë Dumës, pronarët e hoteleve, u shprehën se me politikat e tetë viteve të fundit, turizmi po pëson humbje të mëdha.

Sipas Grida Dumës, qytetarët gjejnë zgjidhje në programin ekonomik të hartuar nga Partia Demokratike.

Hoteleria ne zonen bregdetare ne Spille po perballet me veshtiresi te panumerta. Pronaret e hoteleve te cilat nuk kane akses ne plazh , energji elektrike e dobet dhe absurditetet ne taksat mbi biznesin duan programin e PD-së,”– thoë Duma.

Duma prezantoi zgjidhje përmes kontratës me qytetarin të Partisë Demokratike. Ajo premtoi se me programin ekonomik të Partisë demokratike, biznesi do të ketë një vit amnisti nga gjobat, me qëllim rritjen e konsumit dhe rizgjimin e ekonomisë.

Te besh biznes ne vitin 2021 ne nje pasuri sic eshte bregdeti i Spilles, do te thote te perballesh dhe me probleme te energjise elektrike. Moment ku turizmi duhet te Ishte nje nga shtyllat baze te ekonomise Shqiptare, e ne realitet eshte ne kolaps te vazhdueshem.
Me programin e Partise Demokratike, keto afera korruptive me qellim shfrytezimin , do te marin fund njehere e pergjithmone. Ekonomia eshte mendesi, biznesi ka nevoje per clirim psikologjik. Shqiperia fiton me 25 Prill!”- tha Duma më tej.

Zjarr Tv Ad