Vijon procesi i numërimit intensivisht në të gjithë Shqipërinë.
Vihet re se në dy nga qarqet më të përfolura dominon Partia Socialiste duke lënë pas Partinë Demokratike. Ndërsa në vendin e tretë renditet LSI, por votat i ka më të shumta në Elbasan.
Rezultatet në dy qarqet:
Durrës janë numëruar 98 nga 481:
PS 15773 vota ose 52.82%
PD 11581 vota 38.78%
LSI 1920 vota ose 6.43%
Elbasan janë numëruar 283 kuti nga 511:
Partia Socialiste 39966 ose 55.54%
Partia Demokratike 25981 vota ose 36.11%
LSI 3728 vota ose 5.18%




