Pas dorëheqjes së Gjokë Jakut si prefekt i Qarkut Lezhë, zëvendësohet nga Gjergj Prendi.
Ai pason në ketë post Gjok Jakun, i cili u dorëhoq të hënën, pas rreth tre vitesh në krye te këtij institucioni. Ish-ushtaraku Gjergj Prendi ka qenë edhe me pare Prefekt i Qarkut Lezhe për rreth 2 vite.
Pas zgjedhjes së perfektit të ri në Lezhë është ai i Durrësit, shkarkohet nga detyra Roland Nasto me propozim të Bledi Çuçit!
Roland Nasto është liruar nga detyra me vendim të Ministrit te Brendshëm, Bledi Çuçi. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Roland Nastoja zëvendësohet nga Emiljan Jani.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Roland Nasto, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
- Emiljan Jani emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.




