“E mori vetë Edi Rama në telefon”, PD publikon emrat e personave të cilët janë kapur duke blerë vota gjatë zgjedhjeve në Shkodër, mes tyre kunati Nard Ndokës

0
204

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për media, ku është shprehur në për metoda të përdorura nga partia Socialiste sipas tij për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Bardhi ka zbardhur disa veprime të cilat sipas tij janë drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama, për të cilin sekretari i përgjithshëm i PD thotë se ka komunikuar me eksponentë kriminalë në rrethin e Shkodrës.

Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, Basri Babaj është lënë i lirë në mesnatën e po asaj dite. Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës”- tha Bardhi.

Ai gjithashtu bëri me dije se PD kishte dorëzuar denoncime të vazhdueshme në SPAK që prej një muaji, por akoma nuk janë ndërmarrë veprime konkrete ndaj personave të identifikuar me emra dhe mbiemra.

“Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “grupit të strukturuar kriminal” për shtetasit Edi Rama, Frrok Gjini, Niko Ibrahimaj, Ilir Babaj/Baba, Basri Babaj/Baba dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë”– u shpreh Bardhi.

Zjarr Tv Ad