“E paprecedentë”/ Klodiana Lala: Gjyqtarët fshihen si struci

0
121

Gazetarja Klodiana Lala, e ka cilësuar si të paprecedentë publikimin në mesnatë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se shpallja e vendimit në mesnatë, dëshmon se gjyqtarët e vetuar fshihen si struci e skanë kurajo të përballen.

“E paprecedentë.

Gjykata Kushtetuese e publikoi vendimin për Ilir Meten në mesnatë. Shpallja e vendimit në errësirë, dëshmon se gjyqtaret e vetuar fshihen si struci e skanë kurajo të përballen.

Drejtësia, duhet jo vetëm të bëhet, por edhe të duket. Në këtë rast, nuk mund të them u bë apo jo drejtësi, se gjuha e presidentit ishte jo normale, sikurse dhe Parlamenti veproi ne shkelje, por një gjë e di me siguri DREJTESIA nuk u duk. Gjyqtarët e pasreformës folen në kulmin e erresires kur shqiptaret flinin.

Në këto raste sme mbetet gjë tjetër, vecse të them: Rroftë Reforma!”-shkruan Lala.

Zjarr Tv Ad