Një 24-vjeçare ka ndërruar jetë në Durrës, pasi është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë. Mësohet se e reja e identifikuar si Anisa Gjini, ka debatuar me bashkëshortin e saj për motive të dobëta dhe më pas është hedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Nga ana e Policisë, është arrestuar dhe bashkëshorti i viktimës, Alfred Gjini.
Referuar njoftimit të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Alfred Gjini, 31- vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një debati për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen Anisa Gjini, 24-vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.




