Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku është mbytur një 60-vjeçar.
Bëhet me dije se rreth orës 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth moshës 60-vjeç, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.
“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60-vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur,” njofton policia.




