E shpëtoi përqafimi i të atit/ 5-vjeçari i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i teleferikut në Itali…

0
51

Djali pesëvjeçar ka pyetur “ku është mami im”, pasi prindërit e tij, vëllai më i vogël dhe stërgjyshërit humbën jetën nga rrëzimi i teleferikut në Itali. Eitan Biran, është i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e së shtunës, që u mori jetën 14 personave në Alpet Perëndimore.

Sipas mjekëve që po kujdesen për shëndetin e të miturit, Etian mundi të shpëtojë nga përqafimi i të atit.  30-vjeçari Amit Biran, e kishte mbështjellë në krahët e tij për t’a mbrojtur, duke e shpëtuar edhe nga impakti më i madh i rënies.

Teleferiku ra nga rreth 20 metra lartësi, u rrotullua nëpër pjerrësitë e malit, e më pas u përplas nëpër disa pemë.

Babai i Eitan, nëna Tal Peleg-Biran, 26-vjeç, vëllai Tom, 2-vjeç dhe stërgjyshërit nga ana e nënës, Barbara Cohen Konisky, 71-vjeç dhe Yitzhak Cohen, 81-vjeç, që vinin nga Tel Aviv, të gjithë humbën jetën.

Familja është nga Izraeli, por jetonin në në Italinë Veriore, pasi Biran punonte në një klinikë në Pavia, ndërsa bashkëshortja e tij e diplomuar për psikologji kujdesej për djemtë.

 

Zjarr Tv Ad