Është ndarë nga jeta në Turqi, drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit, orën 01.00 pas mesnate të datës 12 tetor, Feti Fanaj.
Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit, lajmi ka bërë që të trishtohen të gjithë personat që e njihnin, që kishin pasur kontakte me të.
Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga korona*virusi, ishte nisur drejt Turqisë, ku përgjatë tre javëve të fundit, mbeti i intubuar dhe nuk e fitoi betejën të mposhte vir*usin.
Feti Fanaj, ndërroi jetë në një moshë mjaft të re, vetëm 45-vjeç. I shtruar në spital në Turqi, ai as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.
Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh, lajmin e ndarjes së tij nga jeta.





