Ditën e djeshme, Ardi Veliu, i ka dërguar Kryeministrit Rama një kërkesë, ku kërkonte dorëheqjen nga posti që ai mbante, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërsa rrjeti shpërtheu ndaj Veliut, shkak u bë kërkesa që ishte e mbushur plot me gabime drejtshkrimore. Por, këtë nuk e ka lënë pa ironizuar, as moderatori i njohur Edi Oga.
Reagimi:
“Dëgjo këtu. Shkruaje me gabime atë letrën e dorëheqjes, që të merren me gabimet”, shkruan Edi Oga.




