Edi Paloka ironizon efektivët e policisë: Të fortin nuk e ndaluan dot, ama gazetarin dhe çfarë ishin qytetarë aty rrotull i palosën…

0
87

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar me Policinë, lidhur me ngjarjen e ndodhur te “Varri i Bamit” në Tiranë.

Në këtë zonë, efektivë të policisë ndaluan një automjet, duke i kërkuar drejtuesit të dalë prej tij. Ky i fundit nuk i bindet urdhrit dhe largohet. Ndërkohë, policët ndaluan me forcë një gazetar që po filmonte të gjithë ngjarjen.

Postimi:

“Te fortin” nuk e ndaluan dot, ama gazetarin e news 24 dhe çfarë ishin qytetarë aty rrotull i palosen…”, shkruar Paloka.

Zjarr Tv Ad