39 vjeçarja është një politikane bjelloruse në Ekzil, ku është ftuar në Shqipëri nga Kryeministri Edi Rama, për të folur për krizën bjelloruse dhe angazhimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Bëhet fjalë për politikanen Sviatlana Tsikhanouskaya që nuk jeton në Bjellorusi, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, një bloger dhe aktivist në vitin 2020.
Sipas informacioneve të kohës, ishte kandidatura që Sviatlana vendosi kundër Presidentit Lukashenko për të marrë Presidencën, e pas kësaj, jeta në familjen e saj ndryshoi katërcipërisht.
Svietlana njofton në rrjetin social twitter se në 29 Shtator, pra sot, do të jetë në vendin tonë për të folur për situatën në Bjellorusi, arsyet që e cuan drejt ekzilit dhe boton edhe një foto me Kryeministrin Edi Rama.
Pasi i arrestuan bashkëshortin në 29 Maj 2020, Tsikhanouskaya anoncoi synimet për Presidencën. Ajo u regjistrua si kandidate e pavarur dhe u mbështet nga kandidatët e opozitës, që nuk u lejuan të regjistrohen në zgjedhje. Natën përpara zgjedhjeve, policia mbajti të ndaluar stafin e saj. Llukashenko më parë kishte deklaruar se vendi nuk ishte gati për një President femer. Gjatë fushatës, ajo është shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme.




