Edi Rama: Nis “fshesa” për ndërtimet pa leje, policia ju kap mat, droni ju “spiunon”, kush e ka radhën?

0
656

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe kreu i qeverisë, do të nisë Fshesa” për ndërtimet pa leje, në vijën bregdetare e thënë kjo nga vetë Kryeministri Edi Rama, pak javë më parë. Aksioni do të nisë në dy skajet e bregdetit në Veri dhe Jug, përkatësisht nga Velipoja dhe Ksamili.

Kreu i Kadastrës Artan Lame,  tha se do të fillohet menjëherë me prishjen e ndërtimeve pa leje në pjesën e bregut të Ksamilit, gjë që do të lirojë nga mbingarkesa edhe njësitë akomoduese që gjenden pak më tej.

Ndërkohë vetë kreu i qeverisë Edi Rama, ka njoftuar se pas vijës bregdetare, aksioni do të përqendrohet në zonat e mbrojtura. Rama u shpreh se me ndryshimet ligjore, në rast evidentimi i ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve, nëse bëhet palë me investitorin.

Tashmë, është policia që duhet të kapë në flagrancë ndërtimet pa leje dhe më pas ato duhen referuar në IKMT, për të nisur aksionin e shembjes.

Kontrolli

Përveç uniformave blu, për evidentimin e ndërtimeve pa leje pritet të vihen në punë edhe dronët super-inteligjentë sistem i cili do të aplikohet në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me ekspertët turq.  Këta dronë, sipas Kryeministrit, do të prodhojnë të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik dhe hapësira të tjera.

Zjarr Tv Ad