Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur qeverinë për fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë. Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se është krenar pasi mbyllet me një notë pozitive puna e një mandati të vështirë me tërmetin dhe pandeminë.
“Prioritet i Shqipërisë së vitit 2030 do të jetë kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimin në atdhe,” tha Rama.
Rama ka zbuluar në mbledhjen e kabinetit qeveritar se qeveria e ardhshme do të formohet javën e ardhshme.




