Një politikan gjerman, i cili i përket partisë së kancelares gjermane Angela Merkel u gjet i vrarë me një plumb në kokë. Autoritetet kanë hedhur poshtë pistën e vetëvrasjes dhe po hetojnë për vrasje të qëllimshme.
Walter Lübcke, një shef administrativ për qytetin e Kassel, në shtetin qendror të Hessenit, u gjet mesnatën e së dielës i vrarë në tarracën e banesës së tij .
Policia tha se politikani gjerman ishte qëlluar me pistoletë në kokë në një distancë të afërt.
Në vitin 2015, në kohën kur Merkel u përball me kritika të ashpra për trajtimin e krizës së refugjatëve, Lübcke doli në mbrojtje të vendimit të të saj për të mos mbyllur kufijtë gjermanë, duke treguar zemërimin nga aktivistët e ekstremit të djathtë.




