




Elvi Fundo thotë se akuzat ndaj Arben Ahmetajt, që kanë dalë sëfundmi në media për qëndrime në hotele të paguara nga Klodian Zoto i inceneratorëve, janë një grindje e brendshme mes grupit të inceneratorëve, “për të shpëtuar kokën e Mërtirit”.





I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fundo tha se Mirel Mërtiri gjendet në Vienë dhe se po përgatit kërkesën për strehim politik.
Nga prokurorët pretendohet se këto dokumenta nuk ekzistojnë në kompjuterin e Zotos.





Për mua nuk ka rëndësi që Ahmetaj hetohet apo jo. SPAK thotë që është nën hetim. Pashë që kishte shantazh ndaj prokurorëve të SPAK. Sulmi për mua bëhet për relativizimin e kësaj çështje. Nxjerrim Ahmetajn dhe ja hedhim qenve të mediave që kanë marrë 100 milionë nga inceneratorët.





Gazetari na provoi korrupsion mes ish ministrit dhe Klodian Zotos. Por nuk dolën letrat e Mirel Mërtirit. Po shpëtohet koka e Mirel Mërtirit.





Thonë që Mirel Mërtiri ndodhet në Vjenë dhe po përgatit kërkesën për strehim politik. Këtu po shet edhe ortakun e tij Klodian Zoto.
Unë them që të shohim peshq të mëdhenj, duhet të bëhet një nga këta pentito dhe atëherë marrim vesh çfarë ka ndodhur. E shoh si kokë turku Ahmetajn…





Këtë propagandë po e bëjnë mediat që janë blerë dhe nuk kanë folur për inceneratorët, por na kanë treguar sa të lumtur do të jetonim ne me inceneratorët”, deklaroi Fundo.




