EMRI/Patrulla ndalon 27 vjeçarin me BMW në Kavajë, gjen kallashnikov dhe drogë në bagazh

0
111

Françesko Moçi, 27 vjeç, është arrestuar nga Policia në Kavajë pasi nga kontrolli që i është bërë mjetit të tij, në bagazh është gjetur një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe kanabis sattiva.

Në këto kushte, Shërbimet e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Françesko Moçi, 27 vjeç, banues në Kavajë.

“Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin Françesko Moçi. Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad