Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar drejtuesin e SPAK Arben Kraja si shërbëtor të Edi Ramës në drejtësi. Alibeaj e ka konsideruar politik dhe të paligjshëm vendimin e SPAK për të mos hetuar dosjen 184, ku opozita pretendon vjedhje të votave në qarkun e Dibrës.
Enkelejd Alibeaj: ‘’Hetuesi i diktaturës komuniste, që sot drejton Prokurinë e Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, nuk është emëruar në krye të SPAK-ut për të ndëshkuar politikanët me pushtet, por për t’i mbrojtur ata.
Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar kr imin e rëndë të vje dhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturuar kri minal, Edi Rama, i cili urdhëroi mas akrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysëm më parë.
Pas vendimit që synon var rosjen e dosjes 184 dhe çlirimit penal të Edi Ramës e Damian Gjiknurit nga akuzat për vje dhjen e zgjedhjeve, Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Edi Ramës në drejtësi.
Në fund të deklaratës së tij, Alibeaj paralajmëroi se dosjet 339 dhe 184 janë një nga testet e mëdha nëse do kemi SPAK të besueshëm.
Enkelejd Alibeaj: ‘’Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej fillimit se ajo nuk do të paragjykojë punën e këtij organi, i cili është i vetmi nga organet e reja të drejtësisë që ne kemi votuar me garancinë e partnerëve tanë.
Partia Demokratike ka paralajmëruar gjithashtu, se dosjet 339 dhe 184 për shitblerjen e votave janë një nga testet e medha, nëse do të kemi apo jo SPAK të vërtetë, siç e presin shqiptarët.
Me vendimin për të refuzuar hetimin e dosjes 184, Arben Kraja, tregoi se SPAK është në rrezik të kthehet në një shtojcë të partisë në pushtet dhe kryeministrit të vendit, duke dëmtuar rëndë imazhin, integritetin dhe besimin e shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.’’




