Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, është shprehur se vendimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme duhet të hiqet.
I ftuar në ‘Wake up’, mjeku tha se duke marrë parasysh studimet të cilat tregojnë se transmetimi i koronavirusit në ambientet e jashtme është një në njëmijë, mbajtja e maskës nuk përben sens.
“Në ambientet e hapura, duke marrë parasysh studimet madhore të Irlandës, që transmetimi i koronavirusit ka rezultuar në nivele shumë të ulëta, një në njëmijë. Maska në ambient të hapur kur ruhet distanca nuk bën sens. Maska duhet të hiqet në ambiente të jashtme”, u shpreh mjeku Alimehmeti.
Po ashtu, ai foli edhe për grumbullimet gjatë fushatave zgjedhore ku u shpreh se pasojat e mosrespektimit të masave do të ndihen në javën e 3-4 të majit.
“Ka një rënie reale ta rasteve dhe kjo reflektohet edhe në shtrimet në spitale. Është një pritje që të ketë një farë efekti nga zgjedhjet. Mirëpo, duhet të marrim parasysh që edhe terrenin nuk e kemi shumë të qartë. Një pjesë e madhe e popullatës e kanë kaluar. Por, zona rurale mund të kenë një risk më të lartë duhet të presin fundin e majit për ta kuptuar vërtetë. Java e 3-4 e majit do na tregojë më qartë këtë gjë”, tha Alimehmeti.




