Gazetarja turke Sirin Payzin, ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të blerë dronë nga Turqia.
Nëpërmjet postimeve në Twitter, gazetarja ngre pyetjen ironike se: Kundër kujt do t’i përdorin dronët shqiptarët?!
Gjithashtu, gazetarja vijon ironinë edhe në një postim tjetër, ku ngre pyetjen retorike se “Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?”
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, shpalosën planin e përforcimit të Policisë së Shtetit me dronë superinteligjentë, në mbështetje të punës për kontrollin e territorit dhe akseve rrugore.
Gazeta pro qeveritare turke “Yeni Safak”, ka publikuar ditën e djeshme një shkrim, sipas të cilit Shqipëria ka ndarë një buxhet prej 8 milion eurosh, me qëllim blerjen e disa dronëve të paarmatosur nga Turqia.




