Erion Braçe: Tregtari grabitës nuk do lejohet të vjedhë më, ne jemi me bujqit ndershëm dhe taksat zero për ta…

0
61

Zv.kryeministri Erion Braçe, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij Facebook, është shprehur se, tashmë ne e kemi bërë fshatin pa tatime, e bujku i thjeshtë do marrë djersën e vet, ku sipas Braçes, tregtari grabitës nuk do të lejohet më që të vjedhë, djersën e punëtorit të ndershëm. Ndër të tjera, Braçe shkruan se ne jemi me bujqit me taksat zero, jo me atë tregtarin grabitës. Do t’i japim fund vjedhjes aë turpshme, “Ua thashë që kurrë s’jane njësoj bujqit e zakonshëm me papaq e traktor me një tregtar të felliqur aty në Mize që ndrron makinat e shtrenjta deri në 70 mijë euro çdo tre muaj, duke u tallur me mundin e djersën e tyre!

Ligji do valoj edhe për të, boll me paligjshmëri duke vjedhur bujqit e duke vjedhur buxhetin e shtetit! Ecim! Nuk ka kohë për pushim; Me bujqit, jo me tregtarët grabitës”, shkruan Braçe në postimin e tij.

Postimi:

NE MIZE/DIVJAKE,

DJE NE MBREMJE VONE!

ME NJEREZ SHUME,

NJEREZ TE MIRE E PUNETORE!

Punës së tyre ju pergjigjem; Kemi zgjidhur një herë e mirë ENERGJINË ELEKTRIKE-rielektrifikuam fshatin, ujin e pishëm, ujin për vaditje deri në parcelën e fundit, urbanizuam të gjithë fshatin neë lindje e perëndim, veri e jug; Sot në mize nuk ka asnjë rrugë pa asfalt, kanalizime të ujrave të bardha, asnjë. FSHATI PA TATIME E TAKSA PER IMPUTET BUJQËSORE E TË ARDHURAT NGA PUNA, KA EDHE MË SHUMË DUK NË MIZE, PREJ NJERËZVE E PUNËS SË TYRE TË JASHTËZAKONSHME! Ua thashë dje; Kurrë nuk do jenë nën zgjedhën, grabitjen e mundit e djersës së tyre, NGA NJË I ARDHUR, bërë i pasur nga puna e djersa e një fshati të tërë, grabitja e çdo bujku me çmime banale nga të cilat kurre nuk fitoi qoftë edhe nje bujk i vetëm, por u pasurua veç ai tregtar;

Ua thashë që kurrë s’jane njësoj bujqit e zakonshëm me papaq e traktor me një tregtar të felliqur aty në Mize që ndrron makinat e shtrenjta deri në 70 mijë euro çdo tre muaj, duke u tallur me mundin e djersën e tyre! Ligji do valoj edhe për të, boll me paligjshmëri duke vjedhur bujqit e duke vjedhur buxhetin e shtetit! Ecim! Nuk ka kohë për pushim; Me bujqit, jo me tregtarët grabitës! Me bujqit e taksat zero për ta, jo me tregtarët grabitës e uljen e tatime e tasave për fitimet e tyre të turpshme”!

 

Zjarr Tv Ad