Është betuar në Presidencë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese…

0
197

Është betuar sot para Presidentit të Republikës, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj, i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, ka deklaruar gjyqtari Binaj me dorën mbi Kushtetutë, pas ekzekutimit të himnit kombëtar.

Në ceremoninë e betimit në Presidencë, ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, si dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Michelle Lakomy.

Aktualisht, bashkë me Binajn, Gjykata Kushtetutese ka 5 anëtarë, mes të cilëve Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë.

Zjarr Tv Ad